Këngëtarja e njohur, Elvana Gjata ka ndarë së fundmi një foto e cila ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe miqve të saj.
Artistja është shfaqur me një ‘look’ mjaft fëmijnor, me flokët e kapur me bishtaleca shumëngjyrëshe.
Elvana e ka shoqëruar këtë model flokësh edhe me syzet e diellit në ngjyrë rozë.
Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur
Fansat kanë lënë menjëherë një sërë komentesh duke pohuar se Gjata dukej mjaft e ëmbël me këtë stil flokësh, i cili ka qenë trend në vitet ‘90.
Kujtojmë se jo më larg nga dje, Elvana ndau dhe disa foto të tjera me një mesazh mjaft domethënës për vajzat, duke bërë thirrje që secila duhet të ngrejë zërin e saj.