Enca e Kejvina, njëra këngëtare e tjetra modele, nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën, por së fundmi kanë marrë një vendim të njëjtë. Të dyja kanë vendosur të shkëputen nga rrjetet sociale, vendim i cili sigurisht nuk i ka pëlqyer fansave që i ndjekin e presin me padurim postimet e tyre.
Enca shprehet se ëndrrat dhe ambiciet janë të rëndësishme, por prioritet duhet të jetë shëndeti mendor e emocional.
“Kam marrë pak pushim nga rrjetet sociale së fundmi, për këtë arsye nuk kam qenë shumë aktive. Më duhej pak kohë për veten time dhe sinqerisht është shumë mirë të jetosh pa menduar se çfarë duhet të postosh. Edhe pse jam vetëm 25 vjeçe, kam kuptuar se kanë kaluar 9 vite që jam në industrinë muzikore duke punuar non stop, duke menduar për të 24/7 dhe kam qenë vazhdimisht nën presion. Vendosa se meritoj 1 muaj pushim dhe po marr gjithë kohën time për ta bërë veten time të lumtur dhe thjesht të pushoj. Ëndrrat dhe ambiciet e tona janë shumë të rëndësishme, por prioriteti duhet të jetë gjithmonë shëndeti mendor, emocional dhe shpirtëror”, shkruan Enca.
Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur
Ndërsa Kejvina, e cila ka çaktivizuar llogarinë e saj në Instagram, shkroi këtë status pak ditë më parë:
“Përshëndetje shokë e shoqe! Kam vendosur të çaktivizoj profilin tim të Instagramit për një periudhë pasi kam nevoj të marr pak kohë për veten time të qetësoj mendjen e shpirtin tim. E do rikthehem me gjëra të mira e gjëra të bukura! E di që do ju mungoj. Por do e kaloni edhe këtë. Ju dua”.