Në spitalin Inf. ektiv po kurohen edhe pacientë me formë të rëndë.
Mjeku inf. eksionist Pëllumb Pipero, thotë se tek ta vi. rusi ka prekur mushkërinë. Por ndryshe nga varianti fillestar, pacientet e prekur nga varianti i ri nuk kanë kollë apo vështirësi në frymëmarrje.
“Janë diku 30 pacientë të shtruar në spital. Format janë nga të mesme deri në të rënda. Rastet që kanë ardhur tek ne aktualisht kanë pasur klinike të fshehtë, me prekje të gjerë pulmonare.
Por pa vështirësi frymëmarrjeje, madje do thosha pa kollë. Pra, sjellja e variantit te ri, është e ndryshme në fazat e para të sëm. undjes.
Ndaj, u kam bërë thirrje qytetarëve por edhe kolegëve të mi që të kenë shumë kujdes për çdo rast të ri, i cili referohet tek mjeku i familjes dhe dëshmon shenjat e para të Covid-it, edhe pse nuk ka vështirësi në frymëmarrje apo nuk ka atë kollën e shtuar.”
Për sa i përket urgj. encave mjekësore në spitalin Inf. ektiv, fillimi i javës së kaluar solli një rritje të ndjeshme, por në fundjavë numri ka pësuar rënie.
Pipero tregon gjendjen e dy pacienteve te moshuar, qe hu mbën je. tën në inf. ektiv javën e kaluar.
“Prekje e gjerë e sistemit pulmonar, së dyti përgjigje infla. matore sistemike, e agr avuar. Një përgjigje jo adekuate ndaj vi. rusit.
Do të thosha, një dëmtim të shumë organeve njëkohësisht dhe pamundësi për t’u mundësuar që të shpëtonin. Ishin nga ato forma tejet të rënda të vi. rusit në përgjithësi.”
Varianti i ri ka një transmetueshmëri shumë më të lartë se të gjithë variantet e tjera te shfaqura deri tani.
Megjithatë sipas eksperteve, ai nuk po paraqitet aq agr. esiv sa me mendohej me pare, e reflektuar kjo ne numrin relativisht te ulet te rasteve qe përfundojnë në spital.