Kryeministri ynë Edi Rama ka takuar sot buzë detit Jon dy kampionet e Kosovës në xhudo, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqit.
Ai ka publikuar një foto me to në Facebook, teksa e konsideron nder të madh takimin me to. Kreu i Qeverisë ka takuar dhe trajnerin e tyre Driton Kukën.
“Me respekt krejt të posaçëm për forcën e jashtëzakonshme të shembullit që na japin, uroj t’i vizitoj së shpejti në Pejë për të mësuar prej eksperiencës fantastike të shkollës së tyre të kampionëve”, shkruan ndër të tjera kryeministri.