Sindi e ftuar së fundmi në emisionin “Në pranga” iu është përgjigjur disa pyetjeve pikante ku duhet të bënte zgjedhjen e saj.
E pyetur se kë do zgjidhte mes Bora Zemanit dhe Alketa Vejsiut, pa hezituar ajo tha emrin e Alketës duke i habitur të gjithë.
“Alketa Vejsiu është këtu lart për prezantueset, të tjerët duhet të vijnë 100 vende poshtë. As që diskutohet që është moderatorja më e mirë në Shqipëri.
Është faktike, nuk është thjesht mendimi im”, u shpreh Sindi dhe tha se në “Love Story” do e konsideronte pjesëmarrjen vetëm për Alketën.
E pyetur për producenten më të mirë, mes Olsa Muhametit apo Vera Grabockës, Sindi sërish i habiti të gjithë duke zgjedhur Verën e duke treguar kështu se nuk i ka raportet e mia me stafin e “Përputhen”.
“Nuk e njoh personalisht, por mbahet si një nga producentet më brilante”, tha Sindi.