Dieta e kosit është një dietë e shpejtë e cila në më pak se një javë pastron dhe ul fryrjen duke zbritur kilogramët në peshore dhe duke sjellë një numër të madh përfitimesh për organizmin dhe lëkurën (vetëm nëse nuk vuani nga intoleranca ndaj laktozës).
Rregullat bazë të dietës me kos
Para se të hyjmë tek menuja 5-ditore, ekzistojnë disa rregulla bazë që nuk duhen anashkaluar kurrë. Çdo ditë në mëngjes duhet pirë një gotë ujë në temperaturën e ambientit, të konsumohen 200 gr kos natyral, një çaj jeshil ose një kafe pa sheqer. Kosit mund t’i shtoni një lugë drithërash integrale ose cornflakes.
Paradite pini gjithmonë një filxhan çaj jeshil pa sheqer, me efekt pastrues.
Pasdite hani një frut të stinës kurse në mbrëmje para se të flini, pini një çaj dhe hani tre kumbulla të thata.
Si në çdo dietë është e rëndësishme të respektoni rregullin e 8 gotave ujë në ditë, të evitoni pijet alk. olike, të gazuara dhe me sheqer. Zgjidhni kos pa yndyrë dhe mundësisht me fermente të gjalla si bifidobak. teret dhe laktobacilet.
Menuja e ditës së parë.
Dieta e kosit zgjat vetëm 5 ditë dhe fillon kështu. Për drekën e ditës së parë vendosni në tryezë 300 gram kos pa yndyrë natyral, 200 gr sallatë jeshile, kastravec dhe rrepa.
Për darkë një supë me perime, 300 gram kos natyral dhe dy arra.
Për mëngjes dhe si vakte të ndërmjetme vlejnë ato që thamë në paragrafin e parë.
Menuja e ditës së dytë.
Për drekë hani 50 gr oriz integral, një konservë peshku ton natyral dhe 200 gr pomodorini sallatë, pra jo kos.
Për darkë konsumoni 300 gr kos pa yndyrë dhe dy fruta të stinës.
Menuja e ditës së tretë.
Për ditën e tretë zgjidhni si drekë 200 gram merluc të gatuar në avull me një sallatë karotash dhe finoku krudo ose të gatuara (por nëse janë të gjalla ruajnë më shumë vitamina dhe kripëra minerale).
Për darkë hani 300 gram kos dhe një sallatë me fruta të stinës.
Menuja e ditës së katërt.
Për drekë hani 150 gram salmon në skarë me majdanoz dhe lëng limoni të shoqëruar me pak lulelakër në avull.
Për darkë: 300 gram kos natyal me një lugë cornflakes dhe 150 gram fruta pylli mikse.
Menuja e ditës së pestë.
Për drekë ju presin 50 gram oriz integral me asparagë në avull dhe një sallatë me gjethe jeshile. Për darkë, 150 gramë kos dhe një sallatë me kivi dhe agrume për të rritur fuqinë detoksifikuese./LIVING