Një kosovar ka realizuar një dëshirë të tij, duke kaluar kufirin Kosovë – Serbi me këngën kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari.
Shkëlqim Bega, ka shpërndarë video në rrjetin social “Tiktok”, ku edhe ka marrë pëlqime të shumta nga ndjekësit e tij.
Video tashmë është bërë virale në rrjete sociale, duke u shpërndarë gjithandej nga shqipfolësit.
“E kam pas fiksim me kalu kufirin Kosovë – Serbi me këtë këngë”, ka shkruar ai sipër videos të cilën e kanë pëlqyer mbi 100 mijë njerëz, dhe ka grumbulluar mbi 3 mijë komente.
Rrjeti social “TikTok”, po vazhdon të pëlqehet në masë të madhe nga përdoruesit e saj, e sipas të dhënave ky aplikacion numëron më shumë se një miliard përdorues. Popullariteti i tij u rrit edhe më shumë gjatë karantinës në vitin 2020.