Këngëtari e reperi Big Basta ka reaguar pas lajmit se në Korçë do të interpetojë këngëtari serb, Goran Bregoviq, raporton Gazeta Express.
Në një shkrim në Facebook, Big Basta ka thënë se po i shkojnë mesazhe me kontekst të urrejtjes e lokalizma apo ndasi krahinore.
I njëjti i ka dalë në krah gruas së tij, Vesa Lumës që dje foli pikërisht për këtë temë.
“Meqe dergoni mesazhe me kontekst urrejtjeje, lokalizma, apo ndasi krahinore, kam nje mesazh me te qarte dhe me te denje si rapper, duke i dale ne krah ne cdo sekond gruas sime dhe fjales se saj kunder perkrahjes se shkaut”, ka shkruar Big Basta, duke e sharë këngëtarin serb.
Bregoviqi pritet të këndojë para publikut shqiptar në Korçë, organizatorët, të cilët kanë lajmëruar për ardhjen e tij, po e cilësojnë “kulm të atmosferës” natën kur do të këndojë Bregoviq, derisa në Kosovë është kundërshtuar pjesëmarrja e këngëtari nacionalist serb.
Bashkia e Korçës tha për Gazetën Express se është në dijeni për këto kundërshtime, por cilëson se po trajtohet më shumë politikisht sesa artistikisht.