Mbrëmjen e djeshme, reperët e njohur shqiptarë, Don Xhoni dhe Noizy kishin koncert në të njëjtin vend, pra në Ulqin.
Pasi Noizy morri pjesë në koncert në Ulqin, ku edhe publikoi video gjatë performances se tij, ajo çfarë shqetësoi fansat e reperit Don Xhon ishte mungesa e tij në këtë qytet, pas mesnatës, nëpërmjet një postimi në “InstaStory” reperi ka dhënë një sqarim lidhur me anulimin e koncertit duke bërë me dije se diçka e rëndë i ka ndodhur në familje, por nuk ka dhënë shumë detaje.
“Shqipet e Ulqinit ju kërkojmë shumë shumë falje që nuk munda të vija sonte, shkaku është një ak.sident në familje kërkojmë sërish falje, shihemi shumë shpejt,”– shkruan ai.
Nga ana tjetër, Noizy nuk i ka ndalur “thumbat” për Donin Xhonin duke lënë të kuptohet se ishte justifikimi i këtij të fundit, pasi të gjithë ishin në koncertin e Noizy-t.
“Jo, po cuni tezes babit me apandesit, hahahahaha, JO X, JO Leva, JO Katrori”, ka shkruar Noizy.
Pas këtyre thumbave, nuk vonoi as reagimi i Don Xhoni-t, të dy reperët “flakë për flakë” nuk ia kanë përtuar dhe i janë kundëpërgjigjur njëri-tjetrit.
“Sa merr ti n’4 neja un i marr për 1 n’durrs nuk po boj krahasim me vjet ooo baloo cant compare young,rich,successful, ikena ndrru venet u was a role model facts now u just an old man begging for attention this is dissappointed s’ja … familjen fames, pares kur osht familja n pytje, elhamdulilah per shnet e sukses, shihum neser Tetov”– ka shkruar Don Xhoni, ku paralajmëron dhe koncertin e tij në qytetin e Tetovës.
Kjo nuk është hera e parë që reperët kanë thumbuar publikisht njëri-tjetrin e mesa duket inatet e vjetra mes tyre akoma nuk janë mbyllur.