Fjoralba Ponari feston sot ditën e saj të lindjes. Moderatorja bën 27 vjeçe dhe dhuratën e parë e ka marrë nga i dashuri i saj, Françesko.
Ai i ka dhuruar një libër, i cili duket se mban brenda historinë e tyre të dashurisë dhe momentet më të bukura.
Dhuratën ajo e ka marrë ne mesnatë dhe duket se e ka pëlqyer shumë.
“Historia jonë! Të dua, Franci”, shkruhet në kapakun e librit.
Fjoralba e emocionuar e ka ndarë menjëherë dhuratën me fansate saj në Instagram dhe ka treguar se të tilla dhurata janë shumë më të vlefshme për të.
“Dhurata e parë! Dhuratat sentimentale janë më të mirat”, shkruan Fjorlaba përkrah fotos së librit.