Gjate emisionit, moderatori dhe autori i programit “Top Arena” Edi Manushi kthehet nga Antonela pasi kjo e fundit dukej pak e agjituar dhe ne një moment i kërkon Manushit pak minuta kohe për një surprize.

Siç tashme e dimë, Antonela dhe surprizat e saj me te ftuarit ne studio nuk kane te ndalur.

Ne një moment ajo shkëputet nga skena për thirrur me nga afër te ftuarin surprize.

Ai qe ngjitet ne skene është Mevlan Shaba, ish-konkurrenti i perputhen, i cili doli çift nga programi me Ledjanen, lídhje kjo e cila nuk zgjati pas daljes nga emisioni dhe shkak për ndarjen e tyre sipas versionit te Ledjanes ishte pikërisht Antonela e cila momentalisht është partnere ne skene me Manushin.

Mevlani ishte ne prapaskéne, dhe siç duket me ane te një mesazhi i kerkon Antoneles ti bashkohet festes ne studio.

Antonela: Me tha jam ne divan, a vij andej nga ju? I thashë hajde se këndej bahet mire.

Manushi: Nga divani ne Top Arena, ky eshte rasti I Mevlanit, nga divani vjen ketu, ca ka me shume demokracia se kaq?

Mevlani:-Ne fakt, isha ne Tirane dhe sa isha nis për Kavaje por më ktheu Antonela mbrapsht, më tha “Manushi të do këtu sonte!”

Dhe Antonela e cila si gjithmonë di te dale nga situata, Ia kthen “po te te ftoja unë s’do te pranoje prandaj te përmenda Manushin.”

Gjithsesi surpriza doli shume e bukur dhe Mevlani pati rastin te këndonte edhe këngën e preferuar te Antoneles “Love Story”.