Teksa është mbyllur viti shkollor, ditët e fundit kanë “gëluar” nga festat e ndryshme, ku më e veçanta ngelet ajo e mbrëmjes së maturës.
Ajo çka ka rënë në sy kanë qenë padyshim veshjet e shtrenjta dhe makinat luksoze që janë përdorur nga maturantët.
Vëmendjen më të madhe e kanë marrë maturantët e Kukësit, të cilët zgjodhën të visheshin si grupi i famshëm ma fioz i fillim shekullit të XX, të njohur si “Peaky Blinders”, i njëjti grup nga i cili është bërë edhe seriali i famshëm që shoqëroi shqiptarët në kohën e karantinës.