Sara dhe Atdheu kanë bërë lëmsh rrjetin sërish

Ditë më parë ata konfirmuan ribashkimin e tyre duke u shfaqur të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe duke shkëmbyer komente romantike.

Por si duket sërish kemi plasje.

Dyshja më nuk ndiqen në rrjete sociale dhe se mund të jenë ndarë sërish na e vë në dyshim Sara me postimet e fundit.

Sara ka publikuar një fotografi në përqafimin e një mashkulli, të cilit ia ka fshehur fytyrën.

Vetëm pak më pas në një tjetër fotografi të Sarës shkruhet një koment “O nusja ime” nga një person i panjohur për publikun, por jo për Sarën, e cila i ka kthyer komentin me një “zemër”.

Se a u ndanë sërish apo po bëjnë lojë kjo mbetet të shihet!/party