Një ndër aktorët më të njohur të humorit në vendin tonë, Rezart Veleshnja ka qenë ditën e sotme i ftuar në rubrikën “N’fermë” në emisionin E diell në Top Channel ku bëri deklaratën që askush nuk e priste

Ai tha se do t’i japë fund beqarisë e se së shpejti do të martohet.

Po ashtu, artisti zbùloi detaje rreth dasmës dhe tregoi më shumë për partneren e tij.
Ai tha se do të bëjë diçka të thjeshtë pasi lumturinë e gjen te personi që ka dhe jo tek të tjerët apo të gjërat shumë madhëshotre për të rënë në sy.

“Dua të bëj një gjë shumë të thjeshtë. Nuk kam qef që ta bëj te Pallati i Kongreseve apo pallate të tjera. Lumturinë e gjej te personi që kam, jo te të tjerët Shoqëria aq janë 5 veta, të tjerët janë kot se ke 10 vjet pa i takuar”, u shpreh ai.

Disa ditë më parë, Veleshnja “vulosi” suksesin më të madh të karrierës së tij, 100 karakteret në emisionin e humorit “Portokalli”.

“Faleminderit trupa me e mire e shkolles Portokalli! Faleminderi Mami dhe Babi im se prej jush Sot festova 100 karakteret e mia ne portokalli karaktiri i 100 eshte kete te diele në Portokalli i them shkolle sepse te gjithe pasi ikin e falenderojne per mesimet qe i dha per rrugetimin e tyre ne jet! flm trupa e baletit! flm katershes se mrekullueshme flm Binaj Zalla Cela, Caci dhe padiskutim Denisa Haxhiaj!”- u shpreh ai.