Qytetaret shqiptare lejohen sërish të hyjnë pa kufizime në Gjermani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale aeroporti “Nënë Tereza” informon për kushtet për të gjithë pasagjerët të cilët duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë.

Duke filluar nga dita e sotme, 20 qershor, shtetasit nga Shqipëria do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit.

Ata duhet të kenë me vete një test i cili duhet të rezultojë negative, një dëshmi që personi e ka kaluar ose një vërtetim përmes të cilit të vërtetojë se është va. ksinuar plotësisht me një nga va. ksinat e njohura të aprovuara nga EMA