Në këndin e Antonelës, nuk shpëtoi as futbollisti i njohur i kombëtares sonë, Andi Lila, nuk vonon shumë dhe Antonela menjëherë fillon thumbin ndaj Lilës.

“Te mbaj mend që kur ke luajtur me Parmën, kur jetoja në Milano, që atëherë të kisha idhull, di që je nga Kavaja, a shkojmë ne nga Shkodra më Kavajsit, thuaje një herë e mirë?”

Andi Lila: Dua të tregoj një histori të bukur, që ma kanë treguar nga Shkodra, pasi shkodranët kanë edhe humor… shkodranët janë martuar shumë më gra nga Korça dhe në ’74 Shqipëria u prish me Kinën dhe në Shkodër shihej rrugicë më rrugicë që po iknin kinezët tufa-tufa sepse ne u prishëm, tani një shkodran pyet një shkodran tjetër, ça ka ndodh, pse po ikin? Jemi prish më Kinën tha, ia kthen ky tjetri, po me Korçën, kur po prishemi?

Nuk mungoi as tema e dhomave të z.veshjes ku Andi përsëri ka një histori të shkurtër për të treguar.

“Është një histori shumë e bukur, ku Spanja pasi imponoi Brazilin e Argjentinën, na erdhi radha neve, ne u futëm të gjithë në dhomat e z.veshjes pasi ishim shumë të lodhur, dhe ashtu më kokat ulur, edhe për të ç’tensíonu pak situatën (pasi në atë kohë në s’kishim kap top me këmbë fare, në pjesën e parë që u luajt në Shkodër) dhe në atë moment na futet në dhomë kapiteni skuadrës Agolli dhe na thotë :

“Dëgjoni çuna, takova Sergio Ramas dhe më tha që po e kaluat mesin e fushës me topin në këmbë, quhet gol.”