I ftuar në emisionin “Station”, Ndriçim Bega ose i njohur ndryshe si boksieri i PërPuthen tregon se çfarë nuk i pëlqen tek vajzat shqiptare.
Gjatë intervistës ai ndalet tek “fama” e marrë nga program PërPuthen, gjë të cilën ai e mohon perceptimin “famë” pasi kjo që merr nga një emision i tillë është thjeshtë diçka e përkohshme dhe nuk mund të quhet famë. “Famë do ta quaj kur unë të jem dikush në fushën time të sportit, në boks.”
“Në emision kam dalë me Sarën, Antonelën dhe Olën. Unë hyra në një kohë të gabuar në emision, pasi shumica ishin deklaruar e ishin njohur shumë më njëri-tjëtrin. Do veçoja Sarën, për të kisha ndjenja pak më të théksuara se për dy vajzat tjera, pasi ishte Sara ajo që më qëndronte pranë, pavarësisht sesi erdhën gjërat, si rrodhën ndodhitë me Sarën. Ndërsa me Antonelen dhe Olën, i kam parë në mënyrë më shoqërore por që ia kam kaluar shumë mirë në takim”.
Ai shpjegon se me Sarën ka ruajtur shoqërinë akoma edhe pas emisionit, megjithëse në fillim, pas debàtit të bërë në studion kjo e fundit ia hoqi ‘follower’-in në rrjetin Instagram por më pas çdo gjë u rregullua, u takuan në rrugë rastësisht, folën dhe më pas u ndoqën përsëri në rrjétet sociale.
Ndërsa përsa i përket vajzave të tjera, jo konkurrentë në PërPuthen ai shpjegon se shoqëri ka shumë, por si natyrë është shumë selektiv.
Ai tregon se pas hyrjes në program pati një vëmendje shumë të madhe nga femrat por vlen për tu theksuar fakti se ato që doni vëmendjen e Çimit ishin moshë e madhe, shpjegon ai pasi mosha e tij kanë pak më shumë “hundën lart”.