Modelja Klarisa “Made in Top Channel” sipas Antonelës, ishte sot e ftuar në Top Arena, në rubrikën e Edi Manushit.
Prezantimin e modeles e bëri Antonela, ku edhe gjeti rastin ta pyeste për ndonjë këshillë sesi të bënte të dashur, pasi Klarisa ka deklaruar se ka qenë në një lidhje që në moshë të re.
Antonela: Kam një pyetje për Klarisen, Manush nëse mundem…di që Klarisa në moshën 18-vjeçare gjeti partner, na jep ndonjë këshillë edhe ne moj motër se kemi mbet keq…
Klarisa: E po, vajzat e bukura….
Antonela: Pse mendon se s’jam e bukur un?
Klarisa: Jo më e bukur se unë, jo…
Antonela: Gjithësecili ka bukurinë e vet, ulu aty se do të të tregoj më pas unë ty”, e nis Klarisën në vendin e saj Antonela duke mos ditur çfarë ti kthente me shumë.
Duket sikur modelja ka një vetëbesim më të lartë seç duhet dhe këtë gjë e tregoi më së miri sot përballe Antonelës duke mos u treguar aspak modeste.
Me sa kuptuam për Klarisën bukuria qenka detaji kryesor në gjetjen e partnerit të duhur, presim të rejat e fundit në lídhje më marrëdhënien e saj dashurore, pas kësaj deklaratë për Top Arena.