Ditën e djeshme ‘PërPuthen On Tour’ kanë zbarkuar në qytetin e Shkodrës, ku edhe patën një pritje madhështore në teatrin Migjeni.

Në një intervistë të dhënë për Top News Atdheu dhe Sara shprehen shumë të kënaqur për pritjen dhe i bën ftesë shkodranëve të konkurrojnë sa më shumë në ‘Për’Puthen’.

Të dy shprehen se Shkodra ishte shumë mikpritëse dhe u ndjenë shumë mirë gjatë qëndrim në këtë qytet.

“Atmosfera ishte aq madhështore saqë se prisja”, thotë Atdheu gjatë intervistës dhe nuk mungon Sara e cila, ndërhyn duke kthyer mikrofonin nga vetja “e meritonin apo jo, ta mendosh se dje nuk na njihte askush dhe sot shiko çfarë bëjnë për ne”.

Kemi parë edhe raste ku fansat téntuan edhe me fòrcë, të thýenin barríerat rrethuese për të takuar ish-konkurrentët e Për’Puthen.

Por kjo gjë nuk i ka bezdisur ish-konkurrentët, madje Sara shprehet se ndihet shumë mirë me këtë famë të marrë në një kohë kaq të shkurtër dhe kjo vetëm falë programit Për’Puthen.