Kohë më parë, lajmi se Aurela Hoxha ishte në pritje të ëmbël bëri xhiron e mediave.

Ajo nuk reagoi as për t’i pohuar e as për t’i mohuar zërat.

Por të gjithë janë të bindur se nuk bëhej fjalë vetëm për thashetheme.

Gjatë muajve të fundit, Aurela ka publikuar foto të vjetra dhe kjo gjithashtu i ka shtuar dyshimet.

Në çdo postim të saj, ndjekësit i vinin në dukje se këto foto duhet të jenë të muajve të kaluar, sepse barku i saj dukej i sheshtë.

Mirëpo, sipas burimeve për Iconstyle.al, Aurela jo vetëm që ka qenë në pritje të ëmbël, por tashmë është bërë nënë. Sipas këtyre burimeve, ajo ka sjellë në jetë fëmijën e parë, që është një djalë, që muajin e kaluar.

Për partnerin e Aurelës nuk dimë shumë. Ajo rrallë flet në intervista për të. Ndërsa në ditën e Shën Valentinit, blogerja ndau një postim me partnerin, duke zbuluar se kanë 6 vjet së bashku.