Enca dhe Noizy kanë qenë një nga dyshet më interesante në muzikë të cilët sollën hite që ende dëgjohen edhe sot.

Por diçka ndodhi mes tyre dhe ata nuk flasin me njëri-tjetrin, ndërsa Enca është shprehur më herët që nuk do bashkëpunonte kurrë më me të.

Kujtojmë se në muajin shkurt të vitit 2017, u tha se Noizy e përzùri këngëtares nga grupi “OTR”, pasi këngëtarja nuk e falënderoi në një prej intervistave të saj.

“Por të gjithë e dinë se kush të bëri, të gjithë e dinë kush ishe kur ishe vetëm dhe të gjithë e dinë se kush u bëre kur u bashkove me OTR, kështu që atë self- made shko thuaja dikujt tjetër jo neve, nuk është tùrp të thuash që më ka ndihmuar grupi, sepse don s’don ti jemi grupi ma i suksesshëm në Shqiptari, ishe a nuk ishe ti asgje nuk do ndryshojë.”, shkruajti Noizy në një postim publik në Instagram.

Që prej asaj kohe, marrëdhëniet mes dy reperëve që kishin qenë miq të mirë u príshën.

Së fundmi, me rastin e 5-vjetrorit të këngës “Bow Down” që e ka në bashkëpunim me reperin, Enca ka postuar në InstaStory një sekuencë nga ky projekt, ku ka shkëpùtur pjesën ku duket dhe Noizy.

Madje, ajo e ka etiketuar artistin në video. Ky veprim i këngëtares i ka bërë të gjithë të mendojnë se tanimë dyshja e artistëve i ka lënë në të shkuarën pròblemet e tyre dhe janë pajtuar.