Fation Kuqari ka qenë një nga personazhet më të diskutuar të “Për’Puthen”.

Madje dhe pas daljes nga emisioni ai ka qenë vazhdimisht pjesë e ekranit dhe është përfolur shpesh në lajmet rozë.

Tashmë ai është një nga personazhet e preferuar të publikut shqiptar dhe për këtë arsye i është besuar një format në televizion.

Shumë shpejt Fation Kuqari do të jetë pjesë aktive e ekranit. Moderatori i “Ora News”, Ronaldo Sharka, ka zbuluar se Fation Kuqari është bërë pjesë e ekranit të “RTV Ora”.

Nga 11 qershori ai do të shfaqet në ekran, ku do të drejtojë një emision për 120 minuta.

“Fation Kuqari i bashkohet Rtv Ora nga 11 qershori, çdo mbrëmje në ekran për 120 minuta! Suksese”, shkruan Sharka në një postim, por nuk ka zbùluar detaje se për çfarë formati bëhet fjalë.

Nga ana tjetër vetë ish-konkurrenti i “Për’Puthen” nuk ka reàguar ende. Kujtojmë se Fationi u largua para kohe nga emisioni dating për shkàk të disa përplàsjeve që pati në emision.

Ndërkohë ai u rikthye ditët e fundit në program për të diskutuar disa çéshtje që i kishte lénë pézull.

Ai tregoi se me vajzat, të cilat ka pasur disa takime në emision, si Ana Kauri dhe Ana Lleshi, nuk mund të ketë asgjë më shumë se miqësi edhe pas daljes nga “Për’Puthen”.