Bora Zemani është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në showbiz-in shqiptar, e cila përveç jetës së saj profesioale, na ëmbëlson edhe me pamje nga familja e saj.
Së fundmi ajo ka publikuar në “Instastory” imazhe së bashku me të ëmën, e cila është një grua brune dhe shihet se moderatorja ka marrë shumë nga ajo në tiparet e fytyrës dhe tani jemi të sigurtë se kujt i ka marrë gjithë bukurinë.
Bora Zemani arriti majat e karrierës me moderimin e emisionit “Për’Puthen”, i cili rezulton deri më tani si një nga programet më të ndjekura në trojet shqiptare.
Edhe pse nuk kishte drejtuar kurrë një format të tillë, Bora ja doli mbanë më së miri ta përballonte këtë emision kaq impenjues.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Prive”, moderatorja tregoi se ishte Olsa Muhameti, autorja e ‘Për’Puthen”, ajo që këmbënguli që ta drejtonte ajo emisionin.
Bora tha se u mendua gjatë nëse duhej apo jo ta pranonte si ofertë, por sot është e lumtur që nuk e refùzoi ftesën.
Tashmë që “Për’Puthen rinore” ka përfunduar, Bora nuk e ka problem të zbùlojë emrat e konkurrentëve të saj të preferuar.
Ajo tha se Fationi është një nga djemtë e preferuar, për shkàk se atij i ka bërtítur më shumë në emision dhe gjithmonë e ka mirëkuptuar e nuk ka hatérmbétje mes tyre.
Gjithahstu ajo pranoi se edhe Mevlani është i preferuari i saj, sepse ka qëndruar më gjatë në emision dhe çdo ditë përballej me të.
Ndërsa nga vajzat ajo nuk veçoi asnjë, sepse tha se i do të gjitha njësoj.
Ndërsa sa i përket planeve për zgjerimin e familjes, ajo tha se nuk është planet e saj të afërta, por do e mirëpriste një fëmijë të dytë…