Ura e Darëzezës është shembur në orët e para të mëngjesit.

Shkak për këtë është bërë një kamion i tonazhit të rëndë që ka kaluar në urën e cila kishte një tonazh të përcaktuar.

Shembja e urës ndërpret komunikimin e banorëve të fshatit me fshatrat e tjerë të zonës.

Po ashtu ngjarja vjen vetëm pak ditë pas çeljes së sezonit turistik dhe do të dëmtojë shumë edhe bizneset që ka kjo zonë bregdetare.