Disa video të kryegjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani, në të cilat shihet duke “sfiluar” në ambientet e Gjykatës së Elbasanit kanë marrë vëmendjen e gjithë mediave dhe publikut.
Ajo çka u diskutua në lidhje me këto video ishte pikërisht fakti se një shfaqje e tillë ishte realizuar në ambientet e një institucioni shtetëror dhe ngre shumë pikëpyetje për një sjellje të tillë.
Disa prej videove gjyqtarja i shoqëronte me këngë që flisnin për maf ian dhe kok ainën.
Ndërsa në disa video të tjera ajo shihet duke udhëtuar me automjetin e saj po në shoqërinë e ritmeve të tilla dhe këngëve të njohura nga reperat shqiptarë.
Gjithashtu në një video ajo shihet se ngre gishtin e mesit, teksa shijon ritmet e muzikës në sfond. Më tej ajo bën edhe veprime sikur po gj uan me ka llash, duke shoqëruar kështu tekstin e këngës që po dëgjon.