Në një intervitë për Express Rozë, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë folur për familjen dhe s’mund të mos pyeteshin për planet për një bebush tjetër. Mirëpo, duket se familja e tyre është shumë e plotësuar, të paktën për tani.

“Për momentin jemi mirë me kaq. Ideja është që nuk është puna të bësh një fëmijë dhe ta lësh të rritesh. Fëmija do kohën tënde fizike, kohën tënde cilësore, energjinë tënde, dedikimin tënd. Fëmija formohet më shumë nga prezenca nga prindit, të paktën kështu e shohim ne. 2 janë mjaftueshëm do të thosha unë. Fëmija i tretë janë bizneset, projektet e tjera që kemi krijuar”, –rrëfeu Miriami.

Ata janë paksa të rezervuar kur vjen puna te fëmijët dhe rrallëherë i ekspozojnë në publik. Të pyetur se kujt i ngjason Duami, i cili është vetëm 1 vjeç dhe rritet dita-ditës, Albani shpjegoi se ai është një ndërthurje e të dy prindërve të tij.

“Ka hijen time, por tiparet i ka si Mirami. Ballin, pigmentin e lëkurës, bishtat e syve. Kur e sheh në fillim të kujton pak mua, por kur i hyn në detaje ka shumë nga Miriami. Si karakter i ngjan më shumë Miriamit, ndërsa Ameli më ngjan më shumë mua si karakter”, -tha Albani.

Për një rrëfim ndryshe të Miriamit, lexoni intervistën e mëposhtme në kopertinën Nëntor 2020 të revistës Class.