Ditën e djeshme në Kosovë janë mbajtur protesta solidarizuese për popullin e Palestinës. Shqiptarët e Kosovës me pankarta “FREEPALESTINE” në duar marshuan në rrugët e vendit duke brohoritur për liri për popullin e vuajtur nga bombardimet e Izraelit. “Liri për Palestinën; Mos i prekni fëmijët; Kundër fashizmit” dhe “Kundër spastrimit etnik”,- ishin disa nga thirrjet e marshuesve. Qëllimi i protestës ishte kundërshtimi i çdo lloj dhune ndaj popujve dhe spastrimit etnik.

“Ditën e sotme dhe nesër, në orën 17:00 në sheshin Skënderbej do të mbahet një protestë solidarizuese për të mbrojtur të drejtat njerëzore të palestinezëve”, është ajo çfarë shkruhet në një pankartë të bërë virale në rrjet, të shpërndarë nga shumë organizata dhe nisma.

“Sot ata kanë nevojë për ne, por ne të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin!” është shprehja që do i mbledhë sot shqiptarët në shesh.