Këtë fundjavë dhe thuajse të gjithë javën tjetër sinoptikanët parashikojnë që moti do të ndryshojë, kështu që gjatë këtyre ditëve mos bëni plane për plazh.

Vjeshta është rikthyer në pranverë, duke rikthyer motin e vrenjtur dhe me shira.

Pritet që java e dytë majit të sjellë ulje temperaturash deri në 6 gradë. Sipas sinoptikanëve, temperaturat do të vijojnë të ulen edhe më tej gjatë këtyre ditëve.

“Dita e shtunë na sjell rënie të mëtejshme të temperaturave, meqenëse presim sërish vranësira dhe reshje në territorin shqiptar. Maksimumi, gjatë ditës së shtunë parashikohet jo më shumë se 22 apo 23 gradë celcius”, – thotë për Tv Klan meteorologia Adiola Bani.

Moti i paqëndrueshëm, herë pas here do të shoqërohet me rebeshe shiu.

“Situata përmirësohet orët e vona të ditës së shtunë duke bërë që e diela të jetë kryesisht me mot të kthjellët për të rikthyer sërish reshjet mesjavën që vjen.”

Pas datës 20 maj, vendi do të përfshihet nga një mot i qëndruehsëm me temperatura të larta, për t’i hapur rrugë edhe fillimit të sezonit turistik në Shqipëri.