Marius Dervishi, i njohur ndryshe si Zebervoki ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin ‘EXPULS RTV Ora’ përballë gazetarit dhe autorit të programit, Ronaldo Sharka.
I pyetur nga gazetari nëse sot është e lehtë apo jo për të bërë film, ai tha se sot është shumë më e vështirë për të realízuar një projekt filmik se sa dikur.
“Unë në filmin e parë mora bòrxh. Kushtoi 40 mijë euro, edhe çunat më pritën me lekët. Deshti zoti që biletat u shitën dhe dola nga bòrxhet”, tha ai
Më tej ai foli dhe për mbylljet e dyerve në programe humori në vend, gjuha e arrògancës e përdorur kundrejt tij.
Sa i përket mbéshetjes së kolegëve që kanë bërë filma së fundi, ai falënderoi Drilon Hoxhën dhe Ermal Mamaqin, por për Bes Kallakun tha se nuk e ka suportuar.
Marius Dervishi, autor i filmit të tij të parë më titull “Sedër”, i pyetur nga gazetari për “gojët e liga” që thonë se Marius Dervishi dhe të tjerët që kanë bërë filma së fundi, kanë prishur tregun e kinematografisë u përgjigj kështu
“Për komentuesit në YouTube po jap një shpjegim. Mjafton që gjëja të pëlqehet nga audíenca dhe ne ja arritëm qëllimit”, thotë ai.
“Për pjesën është apo jo profesional, ajo ngelet për t’u parë nga kompetenët. Unë nuk vleresoj dot produktin tim. Unë për timin them që është më i miri”, përfundon Zebervoki.