Ledjana dhe Melisa u përfshinë ditën e djeshme në një debat të fortë virtual me njëra-tjetrën.
E gjitha nisi për shkak se Melisa e cilësoi Ledjanën si njeriun më fallco gjatë një interviste. Gjithashtu Melisa hodhi ak uza se Ledjana shtiret, pasi prej kohësh është në një lidhje jashtë emisionit me një person që jeton në Belgjikë.
Ndërkohë pas kësaj përplasjeje të fortë Ledjana ka marrë një vendim drastik. Ajo ka vendosur të lërë përfundimisht Për’puthen dhe ka bërë një paralajmërim të fortë për të gjithë ata që e akuzojnë për lidhje jashtë emisionit.
Ndërkohë ajo shprehet se vendimi i saj për largimin nga Për’puthen nuk ka lidhje fare me Mevlanin.
“Largimi im nga emisioni nuk ka te beje as me Mevlanin e as me faktin qe ju kam genjyer gjithe keto kohe. Jam akuzuar 2 here ne ate program per martese te rreme pa asnje prove, ndaj kjo eshte nje pabesi qe me eshte bere.
Po ju them vetem dicka , kushdo qe vazhdon dhe me ak uzon per burrin ne Belgjike dhe thote kam bomba per Ledjanen, betohem ne Zot se sot eshte dhe dite e shenjte se ka per ta paguar shtrenjte”, shkruan Ledjana.