7 majin, prej disa vitesh tashmë, Arbana dhe Eduarti e festojnë bashkë. Meqë kanë lindur në të njëjtën ditë, vit pas viti, kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të festuar. Edhe miqtë, nga ana tjetër, surprizat i kanë çdo vit të ndryshme. Stafi i programit “Dua të të bëj të lumtur” është ndër të parët që i uron ditëlindjen çiftit, kështu që edhe këtë herë, festa nis që në mëngjes në studiot e Top Channel, me mbledhjen e grupit të DUA-s.
Por festa ka nisur edhe në rrjet. Nëse për Arbanën, emocioni i kësaj ditëlindjeje është tek urimi për partnerin, ky i fundit, para se data të shënonte 7 maj, ka hapur arkivat.
Eduarti, regjisori dhe fotografi që tregon mjeshtëri me fotot e Arbanës, ka në arkivat e tij, edhe të tjera imazhe – ato që Arbana nuk do t’i postonte ndonjëherë dhe, ndoshta, nuk do donte t’i ndante kurrë me publikun.
“Kërcënimin” se do të hapë arkivat, Eduarti e ka nisur para disa orësh me një foto ku duket Arbana duke larë makinën: “Një nga punët që bën jashtë shtetit…” – shkruan Eduarti pas këtij imazhi, i cili, me siguri, do të përcillet edhe nga të tjerë pa lejen e moderatores.
Ndërsa vetë Arbana, me një foto simbol të dashurisë (dhe një mesazh romantik) ka uruar Eduartin nga Instagrami i saj: “Gëzuar ditëlindjen, shpirti im. Çfarë fati të ndash ditën e lindjes dhe çdo ditë tjetër me ty, jam e bekuar, të dua!”