Ish-konkurrentja e “Përputhen”, tashmë dhe këngëtare, Melisa Lleshi ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Roped With Olsi”, ku foli gjerë e gjatë për lidhjen e saj të dashurisë.
Ajo tregoi se takimet e para me Andin kanë filluar para shumë kohësh. “Kanë nisur që kur ishim në “Përputhen”, s’kanë qenë takime të mirëfillta por shiko, konkurrentët takohen me njëri-tjetrin”, tha ish-konkurrentja.
E pyetur se përse nuk u përputh me Andin brenda emisionit, Melisa tha se nuk e kanë lejuar të takohet me të.
“Të thashë që janë dy qëllime, përputhja dhe fama. Unë kam kërkuar takime me Andin dhe nuk…një ma lejuan shyqyr Zotit, një tjetër më thanë pse do ndërhysh mes pëlqimeve të tjerëve dhe thashë okay. Ekzistonte një pëlqim mesa thuhej aty brenda dhe nuk duhet të ndërhyja unë. Nuk më lejuan”, tregoi ajo.
Melisa foli dhe për puthjen e parë dhe tregoi se Andi e ka puthur i pari.