Atdheu është një ndër konkurrentët më të komentuar të “Përputhen”, video të të cilit qarkullojnë shpesh në rrjet.
Pak kohë më parë ai u largua nga programi, por u rikthye sërish me kërkesë të vajzave dhe publikut.
Atdheu është shumë aktiv dhe në rrjete sociale, sidomos në Instagram.
Sipas “Express”, konkurrenti i “Përputhen” paguhet 500 euro për vetëm një postim, më shumë se disa nga personazhet vip që mund të kenë vite në ekran.