Luana prej vitesh e ka mbajtur hermetike jetën private, megjithatë tashmë të gjithë e dinë së ajo është në një lidhje me Krenarin. Çifti janë kapur mat shpeshherë, madje bashkëjetojnë.
“BallkanWeb” ka zbuluar se ata janë gati t’i thonë “Po” njëri-tjetrit dhe kanë nisur përgatitjet e dasmës. Sipas medias në fjalë, ceremonia do të jetë shumë private dhe do të mbahet në fillim të muajit Shtator.
Vetë Luana nuk ka reaguar rreth këtij lajmi të ëmbël dhe mbetet të presim çfarë do të ndodhë deri në Shtator.
Kujtojmë se në muajin Janar dyshja u përfolën për ndarje, por siç duket ata janë më mirë se kurrë.