Kryeministri, Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka inspektuar këtë të premte procesin e rindërtimit në Fushë –Krujë.
Gjatë vizitës ministri Ahmetaj njoftoi se deri në shtator, në Fushë-Krujë mbarojnë shtëpitë individuale dhe apartamentet.
“Kemi 124 shtëpi individuale dhe mbi 150 apartamente. Sa i përket pallateve, deri në shtator, gjithë kantieri është mbyllur Të dyja lotët, edhe shtëpitë individuale, edhe apartament janë të mbyllura”, – u shpreh ministri Ahmetaj.
Në këtë vizitë nuk munguan edhe batutat e kryeministrit me punëtorët, ku njëri prej tyre tha se kolegët e tij janë demokratë të flaktë.
“Janë demokratë të çmendur të gjithë”- tha punëtori, ndërkohë që Rama iu përgjigj: “Mbaji se mos na hidhen”.