Një nënë 21-vjeçare ka sjellë në jetë foshnjën e saj 5.8 kilogramë dhe është zyrtarisht e porsalindura e dytë në Mbretërinë e Bashkuar që thyen këtë rekord.
Amber Cumberland nga Anglia solli në jetë vajzën e saj Emili në 16 prill dhe mjekët u habitën pasi mendonin se e reja mund të ishte me binjakë.
Gjatë shtatzënisë barku i Amberit filloi të rritej shumë dhe 21-vjeçarja tregoi se nuk e kaloi lehtë atë periudhë.
Amber e solli në jetë vajzën me operacion.
“Doktorët mendonin se kisha binjakë sepse e kisha barkun kaq shumë të madh, edhe pse në ekografi shihnin vetëm një. Ne menduam se kishte ndonjë bebe që po fshihej, aq sa e kthyem në shaka. Por kur linda doktorët ishin të shokuar dhe po shihnin njëri-tjetrin. Urime u bëre me fëmijë-më thanë. Ishim kaq të lumtur që ishte vetëm një bebe dhe ishte e shëndetshme”, tha Amber.