Sot në “Përputhen” Andi tërhoqi deklaratën e tij për Jasminën. Ai tha se është lodhur nga skenat, kunjat dhe ngacmimet dhe shtoi se nuk sheh përputhje mes tyre. (Lexo këtu)
Teksa konkurrentët e tjerë thanë se Andi nuk ka ndjenja të vërteta për Jasminën, Atdheu i doli në krah. Sipas konkurrentit, Andi është treguar shumë i sinqertë dhe real në lidhje me Jasminën
“Nuk mendoj se Andi s’ka pasur ndjenjë për Jasminën se përderisa janë marrë këtu në studio, janë marrë edhe jashtë studios bashkë. Nuk mundesh mos me pas ndjenja e të merresh me të 24 orë. Jasmina është gocë shumë e mirë, po e ka tipin pak impulsiv, nuk ka durim por për korrektësinë dhe sinqeritetin e Andit iu garantoj unë që ka qenë i sinqertë dhe korrekt në lidhje me Jasminën”, tha Atdheu.