Modelja shqiptare Emina Cunmulaj do të bëhet sërish nënë. Ajo e ka dhënë lajmin përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet në një foto me të bijat. Me barkun e rrumbullakosur, e veshur me rroba banje, Emina ka zbuluar edhe lajmin, edhe gjininë njëkohësisht.
“Një djalë i vogël është rrugës dhe ne jemi të gjithë shumë të emocionuar”, -ka shkruar ajo, ndërsa kostumi i saj dhe i vajzave formojnë fjalinë: “Mezi presim të takojmë vëllanë tonë të vogël”.
Emina dhe bashkëshorti i saj Sam Nazarian janë prindër të dy vajzave, Ella Faira dhe Mia Soraya, 5 dhe 3 vjeçe.