Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka realizuar një bisedë me ndjekësit në Instastory.

Një ndër ta i ka kërkuar një foto me të ëmën, të cilën Tea e ka prezantuar për herë të parë me publikun. Ajo ka ndarë vetëm një foto të saj dhe menjëherë ka marrë të gjithë vëmendjen.

Nëna e ish-konkurrentes duket shumë e re, si dhe e bukur. Më tej, një tjetër ndjekës e ka pyetur se si i kanë pritur prindërit lajmet e bujshme për të.

“Janë shqetësuar sigurisht. Por ata i dinë gjërat më brendësisht se publiku dhe më kanë mbështetur shumë”, ka treguar Tea.