Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i Mevlanit dhe Ledjanës, i cili nuk shkoi dhe aq mirë.
Mevlani filloi t’i këndonte si dhe t’i shprehte ndjenjat, por kjo u pa si e tallur nga ana e Ledjanës.
“Ledjana e bukur sikur zana…shikimin edhe zemrën. Të kam xhan moj ta hënksha zemrën! Të dua moj të dua! Edhe pse të bëj nerv oz të dua moj të marrsha të ligat”, i tha ai.
Ledjana filloi të qante me ngashërim. “Hiqu! Mjaft, mjaft mos u tall”, i tha ajo me sytë me lot. “Pse bëhesh me nerva kot?”, u përgjigj Mevlani.