Mbrëmjen e djeshme Bearti dha versionin e tij për ndarjen pas rrëfimit që Tea bëri në aplikacionin e “Përputhen”. Përmes një videoje, Bearti ka treguar se ai vërtet ka qenë xheloz dhe i pasigurtë për Tean, por sipas tij ajo i ka dhënë shkas.
Bearti shprehej se Tea e ka bërë gjithçka për vëmendje ndërsa ai ka bërë shumë për të duke e pritur 3 muaj.
Pas tij ka reaguar edhe Tea, e cila i përmend përfitimet personale dhe shantazhet.
“Ajo 3.99 euro nuk është vetëm për mua, është e personit dhe e kompanisë që ka aplikacionin. Është hipokrizi të më akuzosh për përfitime personale, kur je ti që bëre profilin privat për të marrë folloëers më tepër dhe je ti që po përdor stilin e Arjon Lulit për të shantazhuar me countdoën, gjithsesi paç fat”, i thotë Tea Beartit në një video që më pas u fshi nga Instastory.