Hygerta Sako e ftuar së fundmi në emisionin radiofonik “Live from Tirana” u shpreh se për një femër në Shqipëri është e vështirë të gjesh një partner pas të 35-ave.

Gazetarja tha se kur një femër është realizuar, standartet rriten dhe kërkon më shumë nga tjetri, prandaj dhe është e vështirë të gjesh një partner.

“Në fakt rriten standardet për një femër që është e realizuar, sa më shumë kalojnë vitet edhe standardet rriten. Kërkon nga vetja shumë, por edhe nga tjetri. Shqipëria është vend që nuk ka shumë hapësira për femra të moshës së pjekur sepse është mentaliteti që familja është e rëndësishme dhe duhet luftuar për të. Kështu është hapësirë më e ngushtë për një femër pas të 35-ave që të gjejë një partner të moshës së saj. Më duket mision shumë i vështirë”, u shpreh Hygerta.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur