Historiani Olsi Jazexhi thotë se shenjtorja Nënë Tereza nuk është shqiptare. Edhe pse vetë ajo ka deklaruar se është me origjinë shqiptare, Jazexhi provokon duke thënë se shenjtorja ishte projekt i Vatikanit dhe CIA-s.
Sipas tij, Nënë Tereza është përdorur për të projektuar bamirësinë e njeriut të bardhë mbi popujt hindu dhe ata myslimanë.
“Nënë Tereza nuk ka qenë shqiptare, por vllahe sipas Aurel Plasarit. Ka shumë libra në perëndim që tregojnë se ka qenë një projekt i Vatikanit dhe CIA-s për të projektuar bamirësinë e njeriut të bardhë mbi popujt hindu dhe ata myslimanë.
Nuk mund të bëhem si Endri Fuga dhe të them se njeriu më i mirë që kemi është Edi Rama. Edi Rama është sundimtari i Shqipërisë, një njeri i dhunshëm që na takson dhe na mbyll me dhunë në emër të virusit. Pas nja 20 vitesh në rri në pushtet, atë mund ta shpallin shenjtor. Detyra e një historiani është që të tregojë se si ka qenë e vërteta”, ka thënë historiani.