Moderatorja e emisionit “Open”, Eni Vasili është në pritje të ëmbël, lajm i cili u konfirmua pak ditë më parë edhe nga vetë ajo. Madje kryeministri Rama, i ftuar në “Open” zbuloi se Eni po pret binjakë dhe tregoi edhe gjininë.
“Më vjen mirë që të shoh nga afër se doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë që i ke vajza. Të uroj vetëm të mira. Eni ka dy vajza binjake që i pret. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 prillit”, tha Rama.
Së fundmi moderatorja ka publikuar në Instagram fotot e para me barkun e rrumbullakosur, të shkrepura nga “Panorama”.
“Dhe meqe paparazi i gazetes Panorama nxitoi te jepte lajmin para meje u ndje i detyruar te sillte fotot te pakten. Thnx Panorama, jeni te falur”, shkroi Eni Vasili