Sot nisi vaksinimi i gazetarëve, të cilët janë çdo ditë të ekspozuar ndaj infektimit, ndërsa gazetarja e Top Channel, Genta Popa ka kryer vaksinimin live në edicionin e lajmeve të orës 15:00.
Studioja u përfshi në emocione të forta në lot dhe gëzim në të njëjtën kohë, ndërsa e ftuar ishte edhe Silva Bino, e cila ndërsa gazetarja Popa kreu vaksinën tha se ajo është e sigurt dhe mund të ketë vetëm disa efekte anësore të lehta që kalojnë shumë shpejt.
Pjesa dër muese e tyre janë paraqitur vetë dhe kanë kërkuar vaksinimin si mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga covid që ka shkaktuar më së shumti fatalitete mes të moshuarve. Por duhet thënë se ditët e fundit ka patur zëra kundër vaksinës kineze.
Po ashtu, një grup nga gazetaret e terrenit dhe kameramanët që janë çdo ditë të ekspozuar ndaj inf ektimit ndodheshin në sheshin “Skënderbej” për të marrë vaksinën anti Covid.
Më herët, ministrja Manastirliu njoftoi se krahas gazetarëve ditën e nesërme do të nis edhe vaksi nimi i efe ktivëve të pol icisë.