Pasaportat që kanë datë skandojnë deri më 25 prill, do të jenë të vlefshme edhe për disa ditë pas kësaj date, më konkretisht deri më 30 prill.

Ky akt hy në fuqi menjëherë, pas botimit në fletoren zyrtare. Vendimi i Këshillit të Ministrave:

NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8668, DATË 23.10.2000, “PËR PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR. Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Neni 1, Neni 14/3, i ligjit nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon: “Neni 14/3

Dispozitë kalimtare: Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon deri në datën 25 prill 2021, zgjatet deri në datën 30 prill 2021.”. Neni 2: Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA: Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI, ERION BRAÇE

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur