Linda Rei ishte e ftuar pasditen e djeshme në “Ftesë në pesë”, në Top Channel. Gjatë emisionit, Linda u surprizua me një video-mesazh nga e ëma.
Ajo i dedikoi fjalët më të ëmbla, duke u shprehur se është shumë krenare për të. E ëma shtoi se çdo prind do ta dëshironte një vajzë si Linda.
“Unë jam krenare për Lindën. Është jeta ime, është drita ime. Nuk kam fjalë, nuk më vijnë fjalët. E dua në mënyrë të pambaruar. Është vajza që çdo nënë do kishte dëshirë ta kishte pranë”, tha ajo. Linda Rei u emocionua nga fjalët e nënës së saj dhe u përlot në studio.