Pak kohë më parë një debat i ashpër nisi mes dy vajzave të ‘Përputhen’, Jasminës dhe Sarës, pasi kjo e fundit doli me Andin. Konkurrentet nuk lanë gjë pa i thënë njëra-tjetrës dhe që nga atëherë marrëdhënia e tyre është krisur.
Ditën e sotme Jasmina ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit. Këta të fundit e kanë pyetur në lidhje me Sarën. “A pi kafe me Sarën?”, e ka pyetur një ndër ta. Jasmina ka treguar se dikur pinin, por tani jo më.
Më tej, një tjetër ndjekës/e i ka shkruar “Sikur i rregullove marrëdhëniet me Sarën ca ditë…”. “Sara është me hënë”, i është përgjigjur ajo.
Sara e ka shpërndarë përgjigjen e Jasminës në Instastory duke shkruar me shaka “Këto ditë jam me hënë të plotë”.