Edi Rama është sot në një takim elektoral në Rrogozhinë. Nga aty ai ka folur për punët e mëdha që Rilindja ka bërë duke shtuar se kjo ka ardhur falë përpjekjes së madhe nga vetë ai.
Si në çdo takim elektoral, Rama ka folur vetëm për rindërtimin dhe vaksinimin. Për këto ai është shprehur se ka ndenjur pa gjumë vetëm për shqiptarët. Në fjalën e tij, Rama nuk ka ndenjur pa ofe nduar gjithë kandidatët e opozitës, duke e kthyer këtë në një zakon të përditshëm.
Rama është shprehur:
Për të qenë me njerëzit pranë është sfida ime me gjumin. Kam lypur derë më derë për vaksinat. Askush nuk e ka filluar vaksinimin masiv. Ne po ndihmojmë mjekët e Kosovës. Si bëhen këto me llafe, me dëngla, apo duke fjetur gjumë. Ne shohim horizontin e sezonit turistik. Këta se dinë ça do të thotë të rrish pa gjumë për tu ndenjur njerezve prane.