Fryrja e barkut mund të jetë një problem që mund të zgjidhet farë lehtë cilado qoftë arsyeja që e shkakton. Intoleranca ndaj ushqimeve të ndryshme , çrregullimi i niveleve të baktereve të mira dhe atyre të këq ija, inflamacioni i sistemit imunitar, intoleranca e glutenit etj mund të çojnë në grumbullimin e gazrave në stomak e ky problem të shndërrohet në kro nik.
Vitamina që rekomandohet të merret në kësi rastesh përfshin kompleksin e vitaminave B. Nëse fryrja e barkut shkaktohet nga mbajtja e fluideve në stomak vitamina B6 mund të ndihmojë me problemin tuaj. Gjendet me shumicë tek mishi i shpendëve, peshkut dhe drithrave. Marrja e B6 përmes regjimit ushqimor është mënyra më e mirë natyrale për të trajtuar problemet e stomakut.
Thiamine, ose Vitamina B1, është esenciale për shpërbërjen e karbohidrateve në trup. Ajo gjithashtu ndihmon në prodhimin e ATP një enzime që ndihmon në tretjen e ushqimit. Kjo vitaminë përshpejton këtë proces dhe punon për neutralizimin e gazit dhe fryrjen e barkut .
Mungesa e vitaminës B12 lidhet gjithashtu me inflamimin e stomakut. Inflamacioni i stomakut që shkaktohet nga mungesa e B12 mund të çojë në prishjen e balancës së bak tereve, duke shkaktuar fryrje, gazra dhe dispepsi. Ushqimet e detit, qumështi, djathi, vezët, mishi i pulës e viçit janë të gjitha burime të shkëlqyera të vitaminës B12